Mbledhja Kosovë-Shqipëri, Balluku: Terminali i Vlorës shndërrohet në projekt rajonal

schedule12:18 - 20 Qershor, 2022

schedule 12:18 - 20 Qershor, 2022

Ka nisur mbledhja e tetë e përbashkët e të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Të pranishëm janë kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama si edhe ministrat e të dy kabineteve qeveritare.

Një ndër marrëveshjet e përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës do të jetë ajo e terminalit të Vlorës për prodhimin e energjisë dhe transportin e gazit të lëngshëm mes dy vendeve.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha gjatë mbledhjes se Terminali i Vlorës i cili nisi si një projekt për Shqipërinë do të transformohet në projekt rajonal, pasi në të do të përfshihet Kosova dhe vende të tjera të rajonit.

“Terminali i Vlorës nisi si një projekt për Shqipërinë. Duke pasur një impiant ekzistues Shqipëri nisëm një zgjedhje me partnerët tanë.
Kemi pasur interes për të bashkëpunuar me rajonin, duke e bërë këtë projekt rajonal, ku përfshihet edhe Kosova.

Terminali Vlorës jo vetëm për prodhimin e energjisë por edhe për transportin e gazit të lëngshëm”, tha Belinda Balluku./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!