Mbledhja e përbashkët Tiranë-Shkup më 2 dhjetor

schedule16:40 - 1 Nëntor, 2017

schedule 16:40 - 1 Nëntor, 2017

Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë do të mbahet më 2 dhjetor. Lajmi është bërë publik nga mediat në Shkup, të cilat i referohen zyrës së shtypit të Kryeministrit Zoran Zaev. Ky i fundit priti disa ditë më parë ne Shkup homologun shqiptar, Edi Rama dhe pas këtij takimi u tha se dy krerët e qeverive kishin rënë dakort për zhvillimin e një mbledhjeje të përbashkët të ekzekutivëve që drejtojnë. Deri më tani, Qeveria e Shqipërisë ka zhvilluar mbledhje të përbashkët vetëm me Qeverinë e Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!