Mbledhja e Asamblesë së PS/Rama ultimatum anëtarëve të degëve: Kush nuk ka bërë detyrat që i takon të largohet

schedule13:21 - 11 Shkurt, 2024

schedule 13:21 - 11 Shkurt, 2024

Asambleja e Partisë Socialiste nisi punimet me dyer të mbyllura në orën 11:00. Fokusi i mbledhjes do të jetë për raportimin e detyrave të lëna në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor.

Në një lidhje me “Tirana Live” gazetarja Esiona Konomi ka ndarë detaje nga kjo mbledhje, duke theksuar se situata paraqitet e tensionuar. Kryeministri Edi Rama ka kritikuar strukturat e Kavajës, veçanërisht kreun e tyre, i cili nuk ka një paraqitje të mirë në zgjedhjet e kaluara.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka kërkuar që kush nuk ka bërë detyrat që i takon të largohet.

Sakaq, Taulant Balla ka përjashtuar një nga anëtarët e strukturave të qarkut Fier pasi nuk ka bërë detyrat që i takon.

Sipas Konomit, bërja e disa shembujve qoftë në nivel të ulët apo të lartë, është një shënjestër nga kryetari, për të dhënë një lloj sinjali që në të kundërt do t’i lënë rrugën të rinjve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!