Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Mbipopullimi i burgjeve/ Ish-prokurori ‘fajëson’ politikën: Ligjet i bën Parlamenti, ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar

schedule21:15 - 10 Mars, 2026

schedule 21:15 - 10 Mars, 2026

TIRANË– Ish-prokurori Ervin Karanxha e përgëzoi nismën e Gjykatës së Lartë, e cila po punon për të nxjerrë një praktikë unifikuese, me qëllim uljen e numrit të paraburgosurve në Shqipëri.

Kjo praktikë parashikon që qytetarët nuk mund të burgosen gjatë periudhës së hetimit, me përjashtmi të rasteve të veçanta.

Sa i takon “mbipopullimit” të burgjeve, Karanxha i ftuar në “Real Story”  fajësoi politikën pasi siç tha ai janë ato që kanë votuar ligjet ndëshkuese në Parlamentin e Shqipërisë.



“Kush i ka mbushur këto burgje? Ligjet i bën parlamenti. Unë mendoj se duhet shtuar masë disiplinore për ata gjyqtarë, që vendosin masa sigurimi në kundërshtim me nenet 230, 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Të ndryshojmë mentalitetin. Është mirë që po ndërhyn Gjykata e Lartë me një praktikë unifikuese dhe e dyta duhet dhe ndërhyrje nga Parlamenti”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!