Mbijetoi për dy javë në një shpellë pasi kishte ngecur, vdes në Angli 18-vjeccari tajlandez

schedule09:43 - 15 Shkurt, 2023

schedule 09:43 - 15 Shkurt, 2023

Duangpetch Promthep, një nga 12 djemtë që u shpëtuan nga një shpellë tajlandeze në vitin 2018, ka vdekur në Britani. Shkaku i vdekjes së tij ende nuk dihet, por Promthep thuhet se ka pësuar një dëmtim në kokë.

Ai ishte kapiteni i ekipit të futbollit të djemve tajlandezë, i cili mbeti i bllokuar për dy javë së bashku me trajnerin e tyre ndërsa eksploronin një shpellë në provincën Chiang Rai në Tajlandën veriore.

Promthep ishte 17 vjeç kur u regjistrua në Akademinë e Futbollit të Kolegjit Brooke House në Leicester në fund të vitit të kaluar. Nëna e tij dha lajmin e hidhur për vdekjen e tij.

Fondacioni Zico, një shoqatë bamirëse tajlandeze që kishte ndihmuar Promthep në marrjen e një burse për të studiuar në Angli, i shprehu gjithashtu ngushëllimet.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!