Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi gërmadha, ekipi shqiptar në Turqi në kërkim të të mbijetuarëve pas tërmetit në Turqi

schedule14:47 - 8 Shkurt, 2023

schedule 14:47 - 8 Shkurt, 2023

73 forca nga skuadrat e kërkim-shpëtimit të Shqipërisë po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit që prej ditë së martë në zonat e prekura nga tërmeti i 6 shkurtit.

Një pjesë e skuadrës është vendosur në zonën e Mallatjas, në Turqi.

Gjatë ditës së hënë pjesëtarët e skuadrës shqiptare, në koordinim të plotë me autoritetet vendase dhe ekipet aleate nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile kanë ndihmuar në nxjerrjen e 3 trupave të pajetë, ndërsa është shpëtuar një fëmijë 5 vjeç, i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore pavarësisht orëve të gjata nën rrënoja.

Misioni ka vijuar pa ndërprerje përgjatë gjithë natës dhe ditës së sotme. Deri më tani me ndihmën edhe të pjesëtarëve të skuadrës shqiptare të kërkim-shpëtimit janë nxjerrë 3 trupa të tjerë.
Pjesëtarët e ekipit tonë shëndetësor kanë asistuar edhe në dhënien e ndihmës shëndetësore për dhjetëra persona të lënduar. Skuadrës së parë të kërkim-shpëtimit nga Shqipëria iu bashkuan sot edhe të tjera forca shtesë, për të mbështetur autoritetet turke në përballimin e pasojave të tërmetit të 6 shkurtit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!