Mbi 9 mijë doza anti-Covid administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

schedule15:33 - 27 Shtator, 2021

schedule 15:33 - 27 Shtator, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë administruar 9 mijë e 665 doza të vaksinave Anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Nga kjo ministri kanë treguar se deri tani numri i dozave të vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 283 mijë e 840. 778 mijë e 650 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës.  Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!