Mbi 800,000 viktima nga Covid në SHBA

schedule09:18 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 09:18 - 15 Dhjetor, 2021

SHBA ka shënuar mbi 800 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë, duke u bërë vendi i parë në botë që tejkalon këtë shifër. Shtetet e Bashkuara përbëjnë 15% të 5.3 milionë viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i shpërthimit në Kinë dy vite më parë.

Ky rekord vjen ndërsa bota po përgatitet për rritjen e rasteve të Omicron,  me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që paralajmëroi se varianti po përhapet me ritme të shpejta. Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve të martën se varianti ishte zbuluar në 77 vende.

Omicron, i zbuluar për herë të parë nga Afrika e Jugut ka një numër të madh mutacionesh, gjë që ka shqetësuar shkencëtarët. Numri i vdekjeve nga Covid në SHBA, i përpiluar dhe lëshuar nga Universiteti Johns Hopkins të martën, është afërsisht i barabartë me popullsinë e Atlantës dhe St Louis së bashku, ose Minneapolis dhe Cleveland së bashku.

Gjithashtu është afërsisht i barabartë me numrin e amerikanëve që humbin jetën çdo vit nga sëmundjet e zemrës ose goditjet në tru.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!