Mbi 770 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

schedule14:45 - 16 Janar, 2022

schedule 14:45 - 16 Janar, 2022

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 770 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës.

Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 32.414 doza përforëcuese dhe 2.165 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 6.553 testime, 771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651. Në total numri i rasteve aktive është 4.489. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!