Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Mbi 700 raste të reja dhe 10 të vdekur nga koronavirusi në Greqi

schedule16:48 - 2 Korrik, 2021

schedule 16:48 - 2 Korrik, 2021

Autoritetet greke të shëndetësisë kanë njoftuar në 24 orët e fundit 771 raste të reja me koronavirus.  Më shumë se gjysma e rasteve u zbuluan në Atikë. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 424,165.

Sipas të dhënave, 10 qytetarë e kanë humbur betejën me virusi  në orët e fundit, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 12,722 vdekje.

95.2% e viktimave kishin sëmundje shoqëruese. Sakaq, numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 186, ku 66.7% prej tyre janë burra. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç. g.v/abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!