Mbi 70 milionë persona janë larguar nga vendlindja e tyre

schedule12:29 - 19 Qershor, 2019

schedule 12:29 - 19 Qershor, 2019

Sipas raportit të fundit të UNHCR, agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, në vitin 2018 janë larguar nga vendlindja e tyre më shumë se 70 milionë persona. Numri më i madh i regjistruar ndonjëherë që nga krijimi i agjencisë.

Në vitin 2018, numri i personave që janë larguar nga luftërat, persekutimet dhe konfliktet është më i lartë se 70 milionë. Sipas raportit të përvitshëm të UNHCR bëhet fjalë për numrin më të lartë të regjistruar ndonjëherë nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, në pothuajse 70 vite aktiviteti. Aktualisht janë 70.8 milionë personat në arrati, agjencia e Kombeve të Bashkuara sinjalizon se shifra është dyfishi i 20 viteve më parë.

UNHCR shpjegon se nga 70.8 milionë rreth 4 milionë janë venezuelianë. Ndërsa numri total përbëhet nga tre grupe: të pastrehë, refugjatë dhe azilkërkues. Më shumë se 67% e të gjithë refugjatëve në shkallë botërore vijnë vetëm nga pesë vende: Republika Arabe e Sirisë 6.7 milion, Afganistan 2.7 milionë, Sudani jugor 2.3 milionë, Mianmar 1.1 milionë, Somalia 0.9 milion.

Grupi i dytë përbëhet nga azilkërkuesit, numri i të cilëve deri në fund të 2018-s ishte 3.5 milionë në botë. Në fund grupi më i madh ai me 41.3 milionë persona, të cilët konsiderohen të pastrehë në zonat brenda vendeve të tyre.

Në vitin 2018 janë prezantuar 1.7 milionë kërkesa për azil në të gjithë vendin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi që ka marrë më shumë kërkesa për azil, të ndjekura nga Peruja, Gjermania, Franca dhe Turqia. Në vitin 2018 numri më i madh i kërkesave është bërë nga venezuelianët, ndërsa një vit më parë Turqia ka pritur për të pestin vit radhazi numrin më të madh të refugjatëve në nivel botëror: 3.7 milionë persona./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!