Mbi 70 mijë viktima në Gjermani, rritet frika nga variantet e reja në vend

schedule14:24 - 1 Mars, 2021

schedule 14:24 - 1 Mars, 2021

Më shumë se 70,000 persona kanë vdekur nga Covid-19 në Gjermani, sipas shifrave zyrtare.

Agjencia e vendit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch (RKI), të hënën regjistroi 4,732 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 2,447,068.

RKI raportoi gjithashtu 60 vdekje viktima në 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm  në 70,105. Ndërkohë, Kryeministri bavarez Markus Soeder paralajmëroi gjithashtu se variantet e reja  të koronavirusit po përhapen me shpejtësi.

Mutacionet kanë filluar të dominojnë, ”tha ai në një konferencë shtypi të hënën në mëngjes.

Udhëheqësi bavarez tha se duheshin më shumë vaksina dhe më shumë teste. Soeder gjithashtu u  bëri thirrje mjekëve që të vaksinohen.

RKI tha se niveli i incidencës shtatë-ditore të Gjermanisë është rritur në 65.8 – që përfaqëson numrin e rasteve për 100,000 banorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!