Mbi 7 400 raste të reja me COVID në Greqi, shënohen 88 viktima në 24 orët e fundit

schedule16:41 - 30 Nëntor, 2021

schedule 16:41 - 30 Nëntor, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 7486 raste të reja me COVID.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 88 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 18 157 në total.

Aktualisht po trajtohen në intubim 664 pacientë prej të cilëve 532 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Përgjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar për të marrë trajtim mjekësor 394 pacientë të rinj të infektuar me COVID. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!