Ministri i Shëndetësisë në Qipro, Michalis Hatzipandelas bëri me dije se mbi 66% e popullsisë është vaksinuar plotësisht.
Ai gjithashtu u shpreh se deri më tani 74% e popullsisë ka marrë një dozë të vaksinës kundër Covid, ndërsa theksoi: “Shumë shpejt do të tejkalojmë objektivin për të vaksinuar 82% të popullsisë”.
Më tej theksoi se problemet nuk mund të zgjidhen menjëherë, por stafi mjekësor ka qenë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e prekur nga kjo sëmundje.
Hatzipandelas bëri thirrje që të gjithë qytetarët që nuk janë vaksinuar, të mos hezitojnë , por të marrin vaksinën sepse është arma kundër Covid-19.
/abcnews.al/