Mbi 6 milionë të pavaksinuar, Italia pritet të bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë punonjësit

schedule10:31 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 10:31 - 11 Dhjetor, 2021

Më shumë se gjashtë milionë qytetarë italianë nuk kanë janë vaksinuar kundër Covid, më konkretisht 6.103.160 banorë të vendit. Sipas informacioneve, përqindja më e madhe e personave të pavaksinuar i përket kategorisë së moshës 40 deri në 49 vjeç dhe  50 deri në 59 vjeç.

“Situata nuk është e lehtë, pasi e gjithë Europa është përfshirë nga kjo valë e re e Covid. “Edhe në Itali është shënuar një rritje e rasteve, tha Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

“Ne mbetemi, natyrisht, një nga vendet me situatën më të mirë epidemiologjike falë fushatës sonë të vaksinimit”, shtoi ai.

Në përgjithësi, 88% e banorëve kanë marrë dozën e parë të vaksinës Covid-19 dhe 85% të dytën. Ndërsa 10 milionë italianë kanë marrë dozën përforcuese. Në ditët në vijim, autoritetet shëndetësore synojnë të vaksinojnë 500 mijë persona në 24 orë.

Mario Draghi ka deklaruar se nëse rritet numri i të shtruarve në spital dhe i rasteve, vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë punonjësit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!