Mbi 520 mijë euro të padeklaruara, ABC zbardh dëshminë e Elidon Çelës: Janë kursime të familjes

schedule10:34 - 24 Tetor, 2022

schedule 10:34 - 24 Tetor, 2022

Tre ditë pas arrestimit, pasi iu gjetën 522 mijë euro të padeklaruara në tavanin e autobusit më 21 tetor, Elidon Çela ka ndryshuar dëshminë e tij.

Të shtunën ai u tha hetueseve se nuk kishte lidhje me paratë, ndërsa sot deklaroi se janë kursime të familjes së tij.

“Janë të ardhura të krijuara nga biznesi në Itali. Jam i gatshëm t’iu vë në dispozicion edhe faturat.”

Lexo edhe: 522 mijë euro “pasagjer ekskluziv” në autobus, reagon policia e Durrësit: Arrestuam pronarin dhe 2 ndihmësit

Shumë e eurove u gjet e fshehur në tavanin e një autobusi të që lëvizte nga Bari në Shqipëri. Elidon Çela ishte shoferi dhe pronari i autobusit.

Kjo nuk është hera e parë që kjo kompani transporti akuzohet nga organet ligjzbatuese. Ajo është hetuar edhe herë të tjera për të njëjtën shkelje si dhe kontrabandë mallrash.

Kujtojmë që të shtunën, po në portin e Durrësit, u sekuestruan 25 mijë euro, dhe këtë të padeklaruara./Abcnews.al/ 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!