Numri i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 50,031. Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, SHBA-ja ka numrin më të madh të viktimave me Covid-19.
Ndërkohë, mbi 3,000 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit.Në gjithë SHBA-në, aktualisht janë mbi 870,000 të infektuar.
SHBA-ja, në fakt, ka numrin më të lartë të viktimave dhe të të infektuarve nga koronavirusi. Por, popullsia e saj numëron 330 milionë banorë – shumë më shumë se vendet e tjera të goditura keq, si Spanja dhe Italia.
“Vendi ka një nga normat më të ulëta të vdekshmërisë në gjithë botën”, tha Deborah Birx, eksperte e task-forcës së ngritur nga SHBA-ja për trajtimin e sëmundjes COVID-19. /abcnews.al