Rreth 50 mijë turistë gjatë këtij 7-mujori kanë vizituar muzeun në qytetin e Krujës.
Drejtuesi i Muzeut, Mehdi Hafizi është shprehur se ky është një muaj i suksesshëm dhe turistët vijnë nga disa shtete të ndryshme të botës.
Edhe vizitorë të vendit apo të Kosovës, preferojnë muzeun.
Turistët kanë sfiduar temperaturat e larta të ditëve të fundit dhe largohen me përshtypjet më të mira për Muzeun dhe qytetin historik të Krujës në tërësi.
Turistët vizitojnë dhe njihen me pazarin karakteristik të Derexhikut, me relikë që nga koha e Skënderbeut.
Ndërsa muzeu Etnografik dhe kulla e sahatit janë në rikonstruksion./abcnews.al