Mbi 50 mijë raste në 24 orë në Britani, numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë

schedule08:24 - 22 Tetor, 2021

schedule 08:24 - 22 Tetor, 2021

Britania ka regjistruar 52,009 raste të reja në 24 orë,  numri më i lartë i të infektuarve që nga 17 korriku. Vendi ka regjistruar 115 viktima, duke çuar numrin e përgjithshëm në 139, 146 që nga fillimi i pandemisë.

Numri i rasteve të reja  po rritet me shpejtësi, ku infeksionet në shtatë ditët e fundit janë rritur me 18% në krahasim me javën e kaluar. Ministri britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid tha se do të vendoseshin masat nëse do të të rritej numri i të infektuarve./abcnews.al