Që nga fillimi i pushtimit rus, 449 fëmijë ukrainas janë vrarë dhe 859 të tjerë janë plagosur.
“Deri më sot, më shumë se 1308 fëmijë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë si rezultat i agresionit rus. Sipas informacioneve zyrtare nga prokurorët për të mitur, 449 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 859 janë plagosur”, tha zyra e prokurorit.
Më 14 dhjetor, forcat ruse vranë dy djem të moshës 14 dhe 17 vjeç në afërsi të qytetit Toretsk, rajoni Donetsk.
Gjithashtu, një djalë 8-vjeçar vdiq nga bombardimet ruse në Kherson.
/abcnews.al