Mbi 4 milion persona në të gjithë botën janë shëruar nga koronavirusi

schedule08:14 - 14 Qershor, 2020

schedule 08:14 - 14 Qershor, 2020

Të paktën 4 milion persona në të gjithë botën janë shëruar tashmë nga koronavirusi.

Në bazë të dhënave të publikuara në worldometers, deri më tani, të shëruar nga  Covid-19 rezulton të jenë 4,042,466 persona në të gjithë botën.

Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me virusin, zyrtarisht rezultojnë të jenë infektuar të paktën 7,872,684. Prej tyre, 432,475 e kanë humbur betejën për jetën.

Shteti më i prekur nga pandemia vijon të jetë SHBA ku numëron mbi 2 milion të infektuar dhe 117,527 viktima. Vendi i dytë më i goditur nga koronavirusi është Brazili ku deri më tani numërohen 850,796 të infektuar dhe 42,791 viktima.

Në vendin e tretë gjendet Rusia, me 520,129 të infektuar dhe 6,829 viktima.

Pandemia është zhvendosur nga Evropa dhe Kina, por tashmë situata mbetet e “nxehtë” në Rusi, Amerikën e Jugut si dhe në Iran. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!