Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Mbi 4 mijë raste të reja dhe 19 viktima nga Covid në Greqi

schedule17:03 - 10 Gusht, 2021

schedule 17:03 - 10 Gusht, 2021

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 4,181 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 521.399, nga të cilët 51.2% janë meshkuj.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 116 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 2,489 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Në 24 orët e fundit 19 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Ndërsa  që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 13,118 viktima.



Numri i pacientëve që po trajtohen me intubim është 219 (60.7% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. 84.5% kanë një sëmundje shoqëruese. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!