Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 3739 raste të reja me COVID, duke sjellë kështu një trend në rritje.
Ndërkohë kanë ndërruar jetë 29 pacientë të infektuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që prej fillimit të pandemisë në 15 447 në total.
Numri i pacientëve që janë aktualisht në intubim është 356, prej të cilëve 312 janë të pavaksinuar ose të vaksinuar vetëm me një dozë.
Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 192 pacientë të rinj të prekur nga COVID. /Abcnews.al