Turqia ka shënuar 37, 674 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 4, 78 milionë të prekur.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 339 pacientë me Covid, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 39, 737 humbje jete.
Ndërkohë numri i pacientëve që e kanë fituar betejën me këtë sëmundje ka arritur në 4, 25 milion qytetarë.
Deri më tani në Turqi janë bërë 46, 99 milionë teste.
/abcnews.al/