Mbi 31 viktima nga përmbysja e gomones në Kanalin Anglez, tragjedia “e parashikueshme”

schedule08:48 - 25 Nëntor, 2021

schedule 08:48 - 25 Nëntor, 2021

Një vajzë e re ishte në mesin e 31 personave që u mbytën në brigjet e Francës  pas fundosjes së gomones teksa po transportonte emigrantë për në Britani.

Ndërsa politikanët në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar ankohen publikisht për këtë ngjarje,  ata që e njohin situatën e emigrantëve thonë se tragjedia ishte “e parashikueshme”.

Mbrëmjen e së mërkurës vonë, kryeministri britanik Boris Johnson tha se ishte “i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar” nga lajmi se dhjetëra njerëz u mbytën në brigjet e Francës.

Lexo edhe: Përmbysja e varkës me 50 refugjatë në Kanalin Anglez, 29 trupa janë gjetur deri më tani

Presidenti francez Emmanuel Macron shtoi se Franca “nuk do të lejojë që Kanali të bëhet një varrezë”.

Megjithatë mediet raportuan se rreth 25 varka kishin tentuar kalimin gjatë ditës së mërkurë. Deri më tani raportohet se 31 persona janë mbytur por bilanci mund të rritet.