Tashmë, gjithçka është zyrtare, siç thuhet, me zë dhe me figurë.
Zinedin Zidan është trajneri I ri I Francës, dhe Federata e Futbollit bëri prezantimin e tij në selinë e saj në Paris.
Presidenti I Federatës, Filip Dialo, doli në krah të tij, duke e paraqitur si pasardhësin e ish-teknikut Didie Deshamp, e do të nisë nga puna në 1 gusht.
I mbiquajturi Zizu vjen në detyrë me një kontratë 4-vjeçare dhe me një rrogë që raportohet në 300 000 euro në muaj, por që mund të shkojë në 450 000 në bazë të shpërblimeve të mundshme.
Zidan fitoi titullin botëror si futbollist me Francën në 1998, në finalen e famshme ndaj Brazilit, që përfundoi 3-0 në “Stadë dë Frans” të Parisit me dy gola pikërisht nga ai.
Si trajner shkëlqeu fort tek Reali duke fituar tri herë radhazi Championsin, nga 2016 deri në 2018, në një skuadër me yje si Kristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Benzema, Modriç, Kros, Bejl e shumë të tjerë.
Gjithsesi, pas asaj periudhe, ish-mesfushori nuk punoi si teknik duke ndjekur futbollin si analist dhe si tifoz.
Zizu është një emër I madh I futbollit francez dhe botëror, ndoshta numri 1 I Francës për të gjitha kohët bashkë me një Mishel Platini, ndërsa detyra e tij është që ta kthejë kombëtaren e “gjelave” në kohët e lavdishme, që nuk janë shumë larg.
Në 2018 u fitua titulli botëror në Rusi dhe në 2022 u humb finalja ndaj Argjentinës në Katar vetëm pas penalltive.



