Mbi 300 të sëmurë brenda ditës, serbët: Nuk kemi parë një epidemi të tillë që nga 1918

schedule17:03 - 3 Prill, 2020

schedule 17:03 - 3 Prill, 2020

Serbia ka regjistruar një numër të madh personash të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve.

Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet e shëndetit në vend, brenda ditës është konfirmuar 305 raste te reja në Serbi. Kështu, numri total i të infektuarve në vend shkon në 1,476, shkruan abcnews.al

Ndërsa, brenda 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 8 persona duke bërë që numri total i viktimave të rritet në 39. Serbët po thonë që nuk kanë parë një epidemi të tillë që nga viti 1918.

Kryeministrja e vendit, Ana Brnabić ështe shprehur:

“Ajo që ndodhi sot, sado që e kemi pritur na ka befasuar për keq. Nga dje në ora 3, kemi tetë të vdekur dhe ky është numri më i madh i të vdekurve deri tani.”

Nga ana tjetër, në Kosovë është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë, numri i të infektuarve ka shkuar tashmë në 126.

Mali i Zi ka regjistruar 16 raste të reja me Covid-19, në total janë 160 të prekur dhe 2 viktima. Në greqi numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 56, tre prej të cilëve u ndanë nga jeta vetëm 24 orët e fundit, ndërsa 1544 rezultojnë të infektuar dhe 61 janë shëruar.

Maqedonia e Veriut regjistron 46 raste të reja me COVID-19, numri total i të prekurve 430. Gjithsej janë 11 viktima. Në vendin fqinj, 11 punonjës shëndetësorë në Spitalin e Kumanovës janë prekur nga virusi korona.

Kroacia nga ana tjetër ka regjistruar 68 raste të reja me koronavirus, numri total i të prekurve është 1079 ndërsa është shënuar një viktimë tjetër që e ka çuar totalin në 8.

Situata në vende të tjera të rajonit:

Bosnja dhe Hercegovina regjistron 35 raste të reja me COVID-19, në total 568 të prekur. Tre viktima të reja, në total 17.

Rumania regjistron 455 raste të reja me COVID-19, në total 3183 të prekur. 7 viktima të reja, në total 122.

Turqia regjistron 63 viktima të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin total në 356. Gjithsej të prekur janë 18, 135. /abcnews.al/