Mbi 300 milion vende pune në të gjithë botën rrezikohen nga COVID-19

schedule21:01 - 29 Prill, 2020

schedule 21:01 - 29 Prill, 2020

Pandemia e COVID-19 ka izoluar të gjithë botën duke shkaktuar edhe pasoja drastike në ekonomi. Tashmë efektet e pandemisë kanë thelluar krizën ekonomike, e cila po përballet me vështirësi për shkak të kësaj situate, ku si pasojë shumë biznese kanë mbyllur aktivitetin duke zbatuar masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Vendet më të prekura nga kriza ekonomike do të jenë ato të Amerikës, Evropës dhe Azisë Qendrore, shkruajnë mediat e huaja. Sipas mediave italiane koronavirusi kërcënon 305 milione vende pune me kohë të plotë deri në tremujorin e dytë, shkruan abcnews.al.

Një vlerësim është bërë edhe nga Organizata Ndërkombëtare e Punës e cila shpjegon se për shkak të zgjerimit të masave drastike, situata e 195 milion vendeve të punës është përkeqësuar.

Ajo që theksohet në këtë artikull është fakti se 1.6 miliardë punonjës për shkak të kësaj pandemie mund të përballen me vështirësi ekonomike. Ndërkohë Organizata Ndërkombëtare e Punës ( ILO ) , paralajmëron se familjet e tyre  nuk do të kenë mjete për të mbijetuar.

“Si pasojë e pandemisë, rreth 1 miliardë e 600 mijë punëtorë në sektorët e ekonomisë informale kanë pasur një pagë të ulët mesatare prej 60%, për një muaj dhe pa asnjë burim alternativ të të ardhurave. Zonat më të prekura janë ato Amerikane (-12.4 %), Evropës dhe Azisë Qendrore (11.8%),  shkruajnë mediat e huaja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!