India ka raportuar 343,144 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm në 24 milion, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë. Vendi raportoi gjithashtu 4,000 viktima, duke çuar numrin e përgjithshëm në 262,317.
Më 22 Prill, India regjistroi rritjen më të lartë të rasteve ditore në botë që nga fillimi i pandemisë duke shënuar 314.835 raste të reja. India ka regjistruar më shumë se 4.8 milion raste që nga fillimi i muajit, kur numri i përgjithshëm i rasteve ishte 19,164,969.
Deri më tani, vendi ka administruar 179,177,029 doza vaksinash. 40,516,082 persona kanë marrë të dyja dozat, ekuivalente me 3.1% të popullsisë, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë të enjten./abcnews.al

