Edhe ditën e sotme ka vijuar ndërhyrja nga ajri për të shuar zjarrin në zonën e Karaburunit që vijon prej afro një jave.
Edhe pse është hedhur disa herë ujë, zjarri vijon të përhapet, ndërkohë me në të një postimi në rrjetet sociale, ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën ndërsa shton se në rast nevoje do të shtohen trup e ndërhyrjes si nga toka por edhe nga ajri.
“Mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri. Operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojnë me intensitet për të eliminuar plotësisht çdo vatër. Temperaturat e larta, relievi dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin. Ndërkohe janë marrë të gjitha masat që ne rast nevoje të shtohen trupat dhe mjetet nga ajri dhe toka.” shkruan Peleshi. /abcnews.al/