Mbi 30 miliardë armë që nga fillimi i luftës, kundërofensiva e Ukrainës tashmë ka filluar

schedule14:21 - 11 Maj, 2023

schedule 14:21 - 11 Maj, 2023

Kundërofensiva e Ukrainës tashmë ka filluar. Këtë e dëshmojnë lëvizjet e departamenteve, me njësitë e përzgjedhura në kampet europiane të trajnimit që janë dërguar tashmë pranë pikave të nxehta, por edhe një sërë përplasjesh që kanë ndodhur ditët e fundit.

Sulmet e njëpasnjëshme nga Rusia, thirrja e grupit Wagner për më shumë municione drejtuar Rusisë, apo e fundit furnizimi i Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi nga Britania.

Çdo gjë duket se është gati për të nisur kundërofensivën kaq shumë të përfolur të ukrainasve. Deri më tani janë dërguar më shumë se 30 miliardë dollarë armë në Ukrainë nga aleatët e saj.

Dhe vendi tani po përgatitet për një kundërofensivë që mund të detyrojë Rusinë të tërhiqet dhe lufta të marrë fund.

Sipas Bloomberg, armët që janë dërguar në Kiev që nga dhjetori kushtojnë më shumë se çdo anëtar i NATO-s me përjashtim të Shteteve të Bashkuara, që shpenzon në një vit.

Armët e dorëzuara në Kiev që nga dhjetori kushtojnë më shumë se çdo anëtar i NATO-s, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara, që shpenzon në një vit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!