Mbi 30, 000 raste në 24 orë në Rusi, numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë

schedule13:37 - 14 Tetor, 2021

schedule 13:37 - 14 Tetor, 2021

Rusia ka regjistruar më shumë 30,000 raste në 24 orë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 7,892,980. Ky është numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Vendi gjithashtu regjistroi 986 viktima, duke çuar numrin e përgjithshëm në 220,315.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë thirrje vendit të përshpejtojë  fushatën e vaksinimit. Aktualisht rreth një e treta e rusëve janë të vaksinuar, përkatësisht 45.3 milion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!