Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 3 mijë viktima në 24 orë në Indi

schedule08:18 - 20 Maj, 2021

schedule 08:18 - 20 Maj, 2021

India ka raportuar  276,110 raste të reja në 24 orë duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në  25,772,440, sipas shifrave të publikuara nga ministria e shëndetësisë.  Vendi raportoi gjithashtu 3,874  viktima duke çuar numrin e përgjithshëm në 287,122.

Më 19 maj, India shënoi një rekord të ri  në numrin e viktimave me më shumë se 4500 viktima në 24 orë. Numri i vdekjeve të raportuara çdo ditë në vend ka qenë vazhdimisht mbi 3,000 që nga 28 Prilli.

186.9 milion doza  janë administruar që kur India filloi fushatën e saj të vaksinimit më 16 janar. Të mërkurën, u administruan 1,145,569 doza vaksinash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!