Shifra të larta infektimesh në Greqi. Në 24 orët e fundit edhe pse ka pasur një ulje në krahasim me dje, që ishin mbi 4 mijë, sërish infektimet mbeten në nivele të larta. Sot janë shënuar 3273 raste të reja me COVID-19 dhe 42 vdekje, ndërsa 332 qytetarë janë të intubuar.
Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 570.077 (ndryshim ditor + 0.6%), nga të cilët 51.1% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 192 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 1912 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.
Me 42 viktimat e regjistruara sot që nga fillimi i pandemisë janë gjithsej 13,509 fatalitete, prej të cilave 95.3% kishin sëmundje tjetër ose ishin në moshën 70 vjeç e lart./ Abcnews.al