Mbi 3 mijë raste të reja dhe 73 të vdekur nga Covid në Greqi

schedule17:17 - 8 Prill, 2021

schedule 17:17 - 8 Prill, 2021

Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve në Greqi. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar sot 3,228 raste të reja me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 288,230, nga të cilët 51.4% burra.

Në 24 orët e fundit 73 persona e kanë humbur betejën me virusin. Ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 8.680 vdekje. 95.6% kishin sëmundje shoqëruese.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 776 (64.8% burra). Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç.  g.v/abcnews.al