Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Mbi 3 mijë raste të reja dhe 24 të vdekur nga koronavirusi në Greqi

schedule16:54 - 13 Gusht, 2021

schedule 16:54 - 13 Gusht, 2021

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 3,493 raste të reja me koronavirus.  Me këtë shifër, ka shkuar në 531.967 numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë, nga të cilët 51.2% janë meshkuj.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 122 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 2,378 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 24 qytetarë si pasojë e virusit. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 13,182 vdekje.



Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 235 (63.4% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!