Mbi 260 të infektuar dhe 49 viktima nga koronavirusi në Itali

schedule18:43 - 20 Qershor, 2020

schedule 18:43 - 20 Qershor, 2020

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar edhe 262 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të prekurve në vend rritet në 238,273. Nga ana tjetër, vendi ka konfirmuar edhe 49 viktima të tjerë, ndërsa bilanci total i viktimave rritet në 34,610.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri më tani, nga koronavirusi në vendin fqinj janë shëruar 182,453 persona kurse raste aktive mbeten 21,212.

Italia është tashmë vendi i tetë më i prekur nga pandemia në botë, ndërsa kritika situata mbetet në SHBA, Brazil, Rusi dhe Indi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!