Situata e koronavirusit në Gjermani vijon të jetë shqetësuese.
Autoritetet shëndetësore raportojnë 23,318 raste të tjera me COVID-19.
Instituti Robert Koch gjithashtu bën me dije se 483 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 18, 517.
Nga ana tjetër autoritetet e Koresë së Jugut i bëjnë apel qytetarëve të tregohen vigjilent, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.
Zyrtari i Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, Lim Sook-Young u shpreh se rastet e koronavirusit janë përhapur , ndërsa shton se qytetarët duhet ë shmangin grumbullimet .
/abcnews.al/