Mbi 22 mijë shqiptarë morën vizë 10-vjeçare, Yuri Kim: Respektoni rregullat, më shumë do përfitoni

schedule12:29 - 31 Mars, 2023

schedule 12:29 - 31 Mars, 2023

Ambasada Amerikane këtë të premte  ka reaguar në lidhje me 1 vjetorin për lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese drejt SHBA për shqiptarët.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim  përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se deri më tani janë pajisur me viza 10-vjeçare mbi 22 mijë shqiptarë.

Ndër të tjera ajo thekson se nëse respektohen rregullat e vizave më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt Amerikës për arsye si vizita familjare ose që të krijojnë marrëdhënie biznesi.

Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë. Më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë – dy herë më shumë se çdo vit tjetër. Ambasadorja Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve. Ajo i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi”, thuhet në postimin e ambasadës./abcnews.al