Mbi 2000 raste të reja në Greqi, humbin jetën 5 pacientë

schedule17:08 - 26 Korrik, 2021

schedule 17:08 - 26 Korrik, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë konfirmuar pozitive me COVID 2070 raste të reja, prej të cilëve 671 në Atikë, 262 në Selanik, 233 në Kretë dhe 112 në Heraklion.

5 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 12 903 në total.

Aktualisht në intubim po trajtohen 147 pacientë, mosha mesatare e të cilëve është 65 vjeç. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!