Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës 150 njerëz të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin e vdekjeve në shkallë vendi në 2.582.
Të gjitha vdekjet, përveç një rasti, ishin në epiqendrën e shpërthimit të virusit, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërkohë numri global i vdekjeve është në 2,619, me 27 vdekje të raportuara jashtë territorit të Kinës, ndërsa numri i infeksioneve vazhdon të rritet.
Shqetësimi ndërkombëtar për përhapjen e koronavirusit jashtë Kinës është rritur për shkak të infeksioneve të shfaqura në Korenë e Jugut, Itali dhe Iran.
Në Itali, zyrtarët njoftuan se një person i tretë i infektuar nga virusi i gripit kishte vdekur, ndërsa numri i rasteve të prekur u rrit në mbi 150 persona.
Rastet e konfirmuara në territorin e Kinës u rritën me 409 të tjerë ditën e dielë më 23 shkurt, me 398 prej tyre në provincën Hubei. Në Kinë tani ka 77.150 raste të konfirmuara, duke e çuar në total në 79.356 numrin e të infektuarve në të gjithë botën.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës, 24.734 pacientë në territorin e Kinës janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.