Mbi 200 të arrestuar në protestat në Moskë

schedule17:20 - 27 Korrik, 2019

schedule 17:20 - 27 Korrik, 2019

Më shumë se 200 persona u arrestuan në Moskë si pasojë e protestave kundër vendimit të autoriteteve për të ndaluar kandidaturat e opozitës në zgjedhjet vendore të muajit Shtator.

Ende pa filluar manifestimi, dhjetëra aktivistë u arrestuan. Vendimi për të përjashtuar kandidatët pasi nuk kishin mbledhur firmat e duhura në peticione, ka shkaktuar manifestime disa ditore në vend të cilat nisën në muajin Korrik.

Protesta e të shtunës u organizuar nga Aleksei Navalni një kritik i ashpër i Kremlinit, i cili shprehet se do të vazhdojë të organizojë protesta deri sa disidentëve tu lejohet pjesëmarrja në zgjedhje. Të mërkurën Navalni u dënua me 30 ditë burg pikërisht për organizimin e protestës së të shtunës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!