Mbi 200 forca nga toka, deti dhe ajri, si u kap 100 mln lira drogë nga Shqipëria në Turqi

schedule09:22 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 09:22 - 8 Dhjetor, 2021

Mediat turke kanë zbuluar detaje të reja nga sekuestrimi i sasisë prej 1.5 ton kanabis që u sekuestrua ditën e djeshme. Lënda narkotike ishte trafikuar nga Shqipëria.

Tre personat që u kapën mat në momentin që po tentonin ta transportonin drogën me kamion drejt një magazinë janë turq.

Lexo edhe: 1.5 ton drogë nga Shqipëria në Turqi, fotot e trafikantëve: I “tradhtoi” kamioni

Nëse droga do të dilte në treg, po sipas mediave turke, do të kapte vlerën e 100 mln lirave. Në operacionin që u zhvillua në Muğla nga toka, deti dhe ajri morën pjesë mbi 200 forca policie.

Trafikantët u gjurmuan hap pas hapi pas informacioneve që kishin autoritetet turke për lëvizjen. Tre turqit e arrestuar po merren në pyetje në Izmir për të zbërthyer rrjetin./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!