Mbi 2 milion persona në të gjithë botën e kanë fituar betejën me Covid-19

schedule09:29 - 21 Maj, 2020

schedule 09:29 - 21 Maj, 2020

Mbi 2 milion persona në të gjithë botën e kanë fituar deri më tani betejën me koronavirusin. Sipas të dhënave të pasqyruara në ëorldometers, deri më tani 2,026,150 persona në të gjithë botën janë shëruar nga Covid-19.

Ndërsa, numri total i të infektuarve me virusin globalisht rezulton të jetë 5,091,055, prej të cilëve 329,762 persona kanë humbur jetën, shkruan abcnews.al

Tre vendet më të prekura nga pandemia tashmë rezultojnë të jenë SHBA, me 1,593,039 të infektuar dhe 94,941 viktima, Rusia me 308,705 të infektuar dhe 2,972 viktima dhe Brazili me 293,357 të infektuar dhe 18,894 viktima.

Siç duket edhe nga statistikat, “vatrat më të nxehta” të koronavirusit janë “shpërngulur” në Azi dhe në Amerikën Latine ndërsa Evropa ndodhet në fazën e dytë të planit për menaxhimin e krizës.

Në pothuajse të gjitha vendet e kontinentit të vjetër kurba e epidemisë është shehuar por nuk mungon frika e një vale të dytë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!