Më shumë se dy milionë emigrantë që kanë hyrë ilegalisht në SHBA janë arrestuar në zonën kufitare me Meksikën gjatë vitit 2021, sipas statistikave të qeverisë. Prej tyre, më shumë se 180,000 u arrestuan në dhjetor, sipas shifrave të publikuara të hënën, duke e çuar totalin në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.
Partia Republikane menjëherë akuzoi Joe Biden dhe Kamala Harris, për krizën humanitare.
“Nën udhëheqjen e tyre, po rritet numri i kartelëve të drogës dhe trafikantëve dhe komunitetet tona janë më pak të sigurta, tha Rona McDaniel, një drejtuese e lartë e GOP , në një deklaratë për shtyp.
Flukset e migracionit, të cilat kishin rënë në mënyrë dramatike që nga shpërthimi i pandemisë filluan të rriteshin përsëri kur Joe Biden erdhi në pushtet një vit më parë. Mbërritja e emigrantëve në kufijtë e SHBA-së përbëjnë një sfidë të madhe humanitare, logjistike dhe financiare për qeverinë demokratike, veçanërisht pasi partia është zotuar të mos riatdhesojë të miturit e pashoqëruar.
/abcnews.al