Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2020 raste të reja me COVID-19 dhe 56 vdekje, ndërsa numri i të intubuarve është 617. Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 është 387,426 (ndryshim ditor + 0,5%), nga të cilat 51,2% janë burra.
Me 56 viktimat që janë shënuar sot, që nga fillimi i epidemisë në total numri i fataliteteve ka shkuar në 11697, 95.2% kishin sëmundje tjetër ose ishin mbi 70 vjeç. Mosha mesatare e pacientëve të trajtuar në intubim është 67 vjeç.
Numri më i lartë i të infektuarve në Greqi brenda një dite u shënua në 30 mars, 4340 të prekur, ndërsa i fataliteteve në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 viktima./ Abcnews.al


