Autoritetet greke të shëndetësisë kanë njoftuar sot 2,338 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve është 684.706, nga të cilët 50.9% janë meshkuj.
Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 120 konsiderohen se lidhen me udhëtimet nga jashtë dhe 3,029 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.
Në 24 orët e fundit, 31 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 15,241 vdekje. 95.3% kishin një sëmundje shoqëruese ose ishin mbi 65 vjeç.
Sipas të dhënave, numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 343 (62.1% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 67 vjeç. g.v/abcnews.al