Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 180 mijë raste në Indi, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë

schedule11:12 - 14 Prill, 2021

schedule 11:12 - 14 Prill, 2021

India ka raportuar  184,372 raste të reja të mërkurën, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Ministria  e Shëndetësisë.

Vendi regjistroi 1,027 viktima, hera e parë që India ka raportuar më shumë se 1,000  viktima që nga Tetori.

Rastet kanë shënuar  rritje në  Haridwar,  ku do të  zhvillohet festa fetare Kumbh Mela për një muaj. Miliona hindu nga i gjithë vendi kanë udhëtuar në Haridwar për t’u larë në lumin Ganges dhe për të marrë pjesë së bashku në lutje.

E hëna shënoi ditën e parë të  festivalit dhe deri në 2.4 milion njerëz janë larë në Ganges, thanë zyrtarët e policisë për CNN. Haridwar ka  regjistruar më shumë se 1.000 raste të reja vetëm në dy ditët e fundit, sipas shifrave të publikuara  nga departamenti i shëndetësisë.

Vendi pritet të miratojë masa të tjera të Mërkurën  në shtetin më të prekur Maharashtra dhe do të zgjasin deri më 1 maj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!