India një nga vendet më të prekura në botë ka shënuar sërish rekord në numrin e rasteve dhe viktimave. Vendi regjistroi 379,257 të reja dhe 3,645 viktima në 24 orë.
Numri i viktimave ka shkuar në 204,832 ndërsa i të infektuarve në 18,38 milion sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.
Sistemi shëndetësor në Indi është në kolaps. Spitalet po përballen me mungesë oksigjeni si edhe mungesë të shtretërve për pacientët , të cilët janë vendosur edhe në parkingje makinash për të marrë trajtim të kësaj sëmundje.
Shumë vende kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar vendin me pajisje mjekësore në këtë valë të dytë shpërthyese të Covid./abcnews.al

