Mbi 18 mijë raste të reja me COVID në Greqi, shënohen 73 viktima

schedule16:40 - 22 Janar, 2022

schedule 16:40 - 22 Janar, 2022

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 18 333 raste të reja me COVID.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 73 pacientë. Numri i përgjithshëm i viktimave që prej fillimit të pandemisë në shtetin fqinj ka shkuar në 22 549 në total.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 668. Prej tyre 541 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 544 pacientë të rinj ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 511. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!